Musliu: E keni harru sot shahadetin e Vetëvendosjes

19 korrik 2021 | 12:21

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u ka reaguar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e sotme të Kuvendit, duke thënë se të njëjtit në fjalimet e tyre sot kanë harruar të tregojnë se dolën të parën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ju e keni harru shahadetin e Vetëvendosjes, urime 14 shkurtin, fitorja e juaj plebishitare. Jeni shumicë, e kjo është e vetmja e vërtetë në të gjitha arsyetimet e juaja”, ka thënë Musliu.

Ajo i ka propozuar Vetëvendosjes që të thërrasin një seancë ku do të shkarkonin të gjithë bordet.

“Thirrni shkarkoni bordet krejt në një seancë. Kosova është përballë edhe më herët me veprime të tilla, ju e dini në regjime edhe ma herët. Janë këtu disa më të moshuar se ne edhe e dinë çka ka ndodh në vitet e ’80-ta. Mos hupni kohë, thirreni seancë të veçantë, shkarkoni të gjitha bordet, nuk keni fakte nuk keni argumente. Arsyetimi juaj i vetëm janë votat që keni në Kuvend”, ka thënë  Musliu, duke iu referuar iniciativës për shkarkimin  e bordit të hekurudhave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 25-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga…