Musliu e Lushtaku me të rinjtë e PDK-së vizitojnë Qyqavicën (Foto)
Ish-deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, së bashku me të rinjtë e kësaj partie në Skenderaj kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë në malet e Qyqavicës.
Musliu ka thënë se Qyqavica përveç bukurive natyrore të sjellë në kujtesë edhe momente historike dhe emocione të përjetimeve të banorëve të kësaj ane
“Këtë të diele bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës, Dega Skenderaj të udhëhequr nga kryetari Alban Berisha, zgjodhëm ta kalojmë në Qyqavicë. Qyqavica përveç bukurive natyrore të sjellë në kujtesë edhe momente historike dhe emocione të përjetimeve të banorëve të kësaj ane. Falënderojmë secilin veç e veç për angazhimin maksimal dhe organizimin e shkëlqyeshëm”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/