Musliu e quan skandaloz vendimin e Speciales për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt

18 maj 2022 | 13:16

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e drejtuesve të OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ajo ka thënë se Specialja për ta mbuluar dështimin e saj ka dënuar sot  dy çlirimtarë.

“Gjykata që vet i dërgoj dokumentet në  zyrat e OVL-së për të mbuluar dështimin e saj sot mori vendim skandaloz e të padrejtë ndaj dy çlirimtarëve. Bashkëndjejë me Hysniun e Nasimin dhe me familjet Ngucati e Haradinaj!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i zyrës ligjore në Bern të Zvicrës, First-consulting.ch, Sali…