Musliu: E tmerruar nga vendimi i gjykatës në Hagë

16 dhjetor 2022 | 10:26

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar sot nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se është e tmerruar nga ky vendim i Speciales.

“Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime”.

“Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajo kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificen e popullit tim”.

“Sot edhe pse ndërgjegjën e kam të pastërt, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salih Mustafa është shpallur fajtor dhe e ka dënuar me…