Musliu: Edhe rastet me koronavirus qeveria po i përdor politikisht
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se patjetër duhet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, qeveria dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të thotë që nuk ka kushte për ta mbajtë seancën parlamentare. Ajo ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po i fsheh rastet me koronavirus. “Qeveria duhet të jetë transparente me të dhënat e të infektuarve me korona virus dhe mos t’i përdorë shifrat politikisht siç bëri mbrëmë në mesnate pas konferencës së presidentit, duke publikuar 21 raste që po mbaheshin fshehtë”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj:
Per derisa qindra qytetar ne kete menyre presin ne radhe per te siguruar miell dhe per te marre asistencen sociale, Qeveria dhe askush tjeter nuk ka te drejte te thot qe nuk ka kushte per te mbajte seancen parlamentare.
Apo duhet Qeveria te vazhdoj te trajtoj me prioritet pushtetaret dhe te diskriminoj qytetaret ashtu siq beri me testet per corona virus duke testuar me prioritet anetaret e kabinetit qeveritar.
Qeveria duhet te jete transparente me te dhenat e te infektuarve me corona virus dhe mos ti perdor shifrat politikisht siq beri mbrem ne mesnate pas konferences se Presidentit duke publikuar 21 raste qe po mbaheshin msheft.
Pse nuk u dhane ato shifra gjate dites?
Kur i’u eshte bere testi personave qe ne mesnate dolen rezultatet?
Mjaft me me lojra te uleta!
Sot me shume se kurr na duhet maturi dhe unitet politik e qytetar per ta mposhtur armikun tone te perbashket corona virusin.
Qytetaret meritojne nje qeverisje me te pergjegjeshme dhe me transparente.
Per çdo thellim te krizes dhe pershkallezim te situates pergjegjesia do te bie mbi Vjosa Osmanin per neglizhencen dhe pazotesine e saj per te thirrur seancen dhe per t’i dhen drejtim vendit.