Musliu: Erdhi dita, e kurrë mos u përsëritë një ditë si kjo!
02 nëntor 2023
| 11:12
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla, janë tendencë për ta shkatërruar institucionin e Policisë së Kosovës.
Musliu duke reaguar për pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ka thënë se duhet me qenë qeveri antikombëtare për me i sjellë pjesëtarët e Policisë në këtë gjendje.
“Erdhi dita, e kurrë mos u përsëritë një ditë si kjo! Duhet me qenë një qeveri shumë antikombëtare për mi pru këta djem e vajza në këtë derexhe. Deklaratat e Sveçlës dhe të Kurtit janë tendencë për të shkatërruar institucionin e policisë së Kosovës”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.