Musliu: Ftesa e Haradinaj për koalicion është më shumë një dëshirë sesa mundësi

20 janar 2024 | 19:53

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se ftesa e Haradinajt për koalicion më shumë shihet si dëshirë sesa si mundësi.

Musliu në një prononcim për Blic, thotë se e respekton dëshirën e Haradinaj, por nuk sheh ndonjë mundësi për një koalicion.

“Sipas mendimit tim ftesa e Haradinajt më shumë shihet si dëshirë se sa si mundësi. Kështu që unë e respektoj dëshirën e Haradinajt shprehur publikisht dhe nuk shoh ndonjë mundësi për një koalicion”, tha Musliu.

Ndryshe, ditë më parë AAK e Nisma e kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas arritjesbsë koalicionit me Nismën, ka ftuar edhe partitë tjera për koalicion.

Pos PDK-së, e PSD-së, edhe LDK e ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni parazgjedhor.

Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami ka theksuar që as nuk e kanë shqyrtuar e as nuk e kanë ndërmend ta shqyrtojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç në Mitrovicë të Veriut e Leposaviq edhe në Komunën…