Musliu: Ftesa e Haradinaj për koalicion është më shumë një dëshirë sesa mundësi
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se ftesa e Haradinajt për koalicion më shumë shihet si dëshirë sesa si mundësi.
Musliu në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se e respekton dëshirën e Haradinaj, por nuk sheh ndonjë mundësi për një koalicion.
“Sipas mendimit tim ftesa e Haradinajt më shumë shihet si dëshirë se sa si mundësi. Kështu që unë e respektoj dëshirën e Haradinajt shprehur publikisht dhe nuk shoh ndonjë mundësi për një koalicion”, tha Musliu për Gazeta Blic.
Ndryshe, ditë më parë AAK e Nisma e kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas arritjesbsë koalicionit me Nismën, ka ftuar edhe partitë tjera për koalicion.
Pos PDK-së, e PSD-së, edhe LDK e ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni parazgjedhor.
Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami ka theksuar që as nuk e kanë shqyrtuar e as nuk e kanë ndërmend ta shqyrtojnë.