Musliu i kundërpërgjigjet Maqedoncit: Përjashtimi nga ‘Defender 23’ ka dëmtuar FSK-në
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se përjashtimin nga “Defender 23” është “më shumë është një dëmtim imazhi sesa dëmtim përmbajtjesor”.
Ajo e ka pyetur ministrit se sipas kësaj deklarate, “a do të thotë që ShBA-të organizojnë trajnime pa përmbajtje vetëm sa për sy e faqe?”.
Musliu ka thënë se përjashtimi nga “Defender 23”, përveç që e ka dëmtuar në përmbajtje dhe imazh FSK-në, ua ka vrarë shpresën dhe ua ka humb motivin ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së.
“Ministri i Mbrojtjes. Maqedonci për përjashtimin nga ‘Defender 23’, paska thënë: ‘Më shumë është një dëmtim imazhi sesa dëmtim përmbajtjesor’. Ministër sipas kësaj deklarate a do të thotë që ShBA-të organizojnë trajnime pa përmbajtje, vetëm sa për sy e faqe??? Përjashtimi nga ‘Defender 23’, përveç qe e ka dëmtu në përmbajtje dhe imazh FSK-në, ua ka vrarë shpresën dhe ua ka humb motivin ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së, dhe këtë jam e bindur që ti e di shumë mirë!”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.