Musliu i reagon Kurtit: Diasporën e sheh vetëm si monedhë
05 korrik 2023
| 12:20
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë të mërkurën në qeveri se kontributi i diasporës ndihet në të gjitha sektorët e vendit.
Musliu ka thënë se Kurti e sheh diasporën si monedhë.
“Një vit i ka lënë pa pasaporta. Shumë nga ta s’kanë pasur mundësi të jenë as në varrimet e anëtarëve të familjes që i kanë humbur gjatë vitit. #Mashtrues, #hipokrit #zhylla”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.