Musliu i reagon Matoshit: PDK-ja duhet të kërkojë falje që shpalli pavarësinë e Kosovës e ndërtoi autostrada

01 korrik 2021 | 00:09

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i është kundërpërgjigjur opinionistit, Halil Matoshi i cili tha se Partia Demokratike e Kosovës duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për qeverisjen e deritanishme.

Musliu ka thënë se PDK-ja duhet t’u kërkojë falje qytetarëve që shpalli Pavarësinë e Kosovës, siguroi mbi 100 njohje ndërkombëtare e i dha emër e nderë Kosovës.

“Halil Matoshi po kërkon që PDK-ja t’i kërkojë falje qytetarëve për qeverisjen. Po Halil sipas teje, PDK-ja duhet të kërkojë falje që:-Shpalli Pavarësinë e Kosoves. Siguroj mbi 100 njohje ndërkombëtare. Vendosi Ambasadat anë e kend botës. Nxori fëmijët nga kontinjerat dhe i futi në shkolla moderne. E bëri Kosovën me polici e Ushtri. Ndërtoi autostrada. Dhe i dha emër e nder Kosovës. PDK-ja punon, nuk filozofon e propagandon”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 29-30 qershor, stafi i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,…