Musliu i reagon presidentes Osmani: Kërkoni falje qytetarëve për gjuhën e urrejtjes që keni mbjellë
28 shtator 2023
| 11:56
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cila ka falënderuar opozitën për qasjen korrekte, për unitetin në ditët e fundit, pas situatës së krijuar në veri të vendit.
Por, deputetja Musliu ka thënë se nuk ka nevojë të falënderohet opozita, por presidentja e qeveria duhet të kërkojnë falje për gjuhën e urrejtjes sipas saj, që kanë mbjellë ata.
“Para se ta falënderoni opozitën kërkoni falje qytetarëve dhe opozitës për gjuhën e urrejtjes që keni mbjellë në këtë vend, dhe mos na falënderoni sepse ne nuk bëmë asgjë për juve. Ne edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër e vendosëm interesin shtetëror para interesit partiak e personal”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.