Musliu ia kujton Kurtit deklaratën e Isa Mustafës ‘me duar në xhepa’
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, për deklaratën e tij për zgjedhje.
Musliu e ka cituar se çfarë ka thënë Kurti për të vazhduar pastaj me rikujtimin e deklaratës së ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Ajo ka thënë se qytetarët nuk e durojnë arrogancën e pushtetarëve.
“Albini paska thënë se: ‘…që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita’. A ju kujtohet Isa Mustafa kur pat thënë Prishtinën e fitojë me duar në xhepa? Nga atëherë LDK-së ju patën dashtë 8 vjet me kthyer e pushtetin. Qytetarët nuk e durojnë arrogancën e pushtetarëve!”, ka shkruar Musliu në “Facebook”