Musliu: Injorimi i aktivitetit të një gruaje nuk e zvogëlon atë, por ata që tentojnë ta injorojnë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka bërë një deklaratë në “Facebook” duke krahasuar situatat mes grave dhe burrave kur kundërshtojnë për ndonjë çështje.
Pa treguar se me kënd e ka këtë mesazh, Musliu ka shkruar se heshtja apo injorimi i aktivitetit të një gruaje, nuk e zvogëlon atë grua, por i zvogëlon ata që tentojnë të heshtin dhe të injorojnë.
“Kur kundërshton një burrë dhe jep dorëheqje për shkak të pakënaqësive, atë e falënderojnë për kontributin dhe e vlerësojnë për punën, ndërsa kur kundërshton një grua dhe nuk pajtohet me maskaradat, asaj nuk i njihet kontributi dhe nuk ka mirënjohje për aktivitetin e saj dhe e linçojnë si antireformiste. Heshtja apo injorimi i aktivitetit të një gruaje, nuk e zvogëlon atë grua, por i zvogëlon ata që tentojnë të heshtin dhe të injorojnë”, ka shkruar Musliu.