Musliu ironizon me rritjen e pagave: Qytetarët po ia shohin hairin Bedri Hamzës ende pa u bërë kryeministër

29 tetor 2024 | 14:15

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka komentuar rritjen e pagave nga qeveria.

Ajo ka thënë se qytetarët po ia shohin hairin Bedri Hamzës ende pa u bërë kryeministër.

“Bedri Hamzës kanë filluar me ia pa hairin qytetarët ende pa e marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit. Prej që Partia Demokratike e ka kandiduar për kryeministër u mbytë duke i ‘ngritë’ pagat qeveria. Ama qytetarët tash po numërojnë: nëntor, dhjetor, janar, BEDRI HAMZA”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë paralajmëruar se nga janari do të rriten pagat (55 euro në janar dhe 55 euro në korrik) në disa sektorë, si policët, infermierët, ushtarët, mësuesit e zjarrfikësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport,…