Musliu: Isha aty kur i fotografuan fëmijët, administrata e Kuvendit ua dha fotot

16 shkurt 2022 | 15:51

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se ka qenë prezente në hollin e Kuvendit  të Kosovës gjatë kohës kur disa fëmijë janë fotografuar duke mbajtur në duar fotografi të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani.

Sipas Musliut, ato fotografi fëmijëve u janë dhënë nga administrata e Kuvendit.

“Mos i gjykoni mësueset, fotot fëmijëve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjetër aty.  Nuk linin hapësirë për të ju shpjeguar asgjë  siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasur obligative vetëm të sfilojnë me këto foto”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Musliu ka thënë se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, teksa ka përmendur se edhe nipi i saj është fotografuar me fotografinë e Osmanit.

Skandaloze, keqpërdoren fëmijët me figura që nesër mund t’i turpërojnë rëndë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabit SYLA Fillimi i viteve 1980 shënon një…