Musliu kërkon fond për mbështetjen e fëmijëve që janë viktimë e dhunës në familje

07 gusht 2020 | 14:10

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të ndajë një fond për t’u dalë në mbështetje fëmijëve që janë viktimë e dhunës në familje.

Nga ministri, Skënder Reçica ajo kërkoi që në planifikimin e buxhetit për vitin 2020- 2021 të planifikojë buxhet për ngritjen e një institucioni ku do të mund të qëndrojnë këta fëmijë.

“Iu lutem shumë që urgjentisht të ndani një fond të lejueshëm për këta fëmijë dhe të krijoni kushte normale për jetesë nëse nuk keni mundësi dhe kapacitete që t ndërtoni institucione profesionale për trajtimin e këtyre rasteve bëjeni aq që mundeni për këta fëmijë të pafajshëm , po ashtu nga ministri Reçica kërkoj që në planifikimin e buxhetit për vitin 2021 të planifikoj buxhet për ngritjen e një institucioni ku do të mund të qëndrojnë fëmijët të cilët janë viktimë e dhunës familjare deri në tejkalim të traumës dhe normalizimin e gjendjes”, ka thënë ajo.

Kurse, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në përgjigjën e tij ka thënë se si ministri ofrojnë shërbime nëpërmjet 9 strehimore për këtë kategori të shoqërisë.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të programeve dhe shërbimeve që ofron për kategoritë të cilat u ekspozohen abuzimeve nga dhuna ose ekspozimeve të tjera të cilat kanë të bëjnë me dhunë në programet e saja ofron shërbime nëpërmjet 9 qendrave strehimoreve rajonale shërbime këto të cilat ofrohen nga OJQ dhe qendrën strehimore e cila është e lokalizuar në Prishtinë. Përveç politikave që ofron çdo vit nga buxheti i saj ndan mjete për financim dhe bashkëfinancimin që këto OJQ veprojnë”, u shpreh ai. /kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetaren e…