Musliu kërkon të mos u ndalen shtesat punëtorëve shëndetësorë dhe atyre të policisë
01 korrik 2021
| 16:42
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Qeveria Kurti të mos ia ndalë shtesat punëtorëve shëndetësorë dhe atyre të policisë.
Ajo ka thënë se çdo ndërprerje e pagesave para shfuqizimit të ligjit përbën shkelje ligjore.
“Punëtorëve shëndetësisë dhe Policisë së Kosovës duhet t’i paguhen shtesat deri në fund të pandemisë. Çdo ndërprerje e pagesave para shfuqizimit të ligjit përben shkelje ligjore”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.