Musliu, Konjufcës: Thirreni shumicën parlamentare e shpërbëjeni këtë kuvend
12 tetor 2023
| 12:33
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeparlamentarin Glauk Konjufcën për mospjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme të deputetëve të pozitës.
Ajo i ka thënë Konjufcës që ta thërras shumicën parlamentare dhe ta shpërbëjnë këtë kuvend.
“Thirre shumicën parlamentare e shpërbëjeni këtë kuvend. Ju nuk frikësoheni, jeni gjithmonë në fuqi nga ajo çka propagandoni. Fitojini zgjedhjet edhe me 80 për qind a 90, s’ka problem, por që duhet të kthehet vullneti politik në duart e qytetarëve kjo është e padiskutueshme. Prandaj për procedurë të mëtejme kjo seancë varet prej teje si kryesues ose si udhëheqës i kësaj seance”, ka pohuar deputetja Musliu.