Musliu kritikon qeverinë Kurti: Gani Jakupit 90 mijë euro, Skenderajt asnjë cent
12 dhjetor 2023
| 15:28
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar qeverinë Kurti, e cila nuk e ka përkrahur Komunën e Skenderajt me asnjë projekt kapital për vitin 2024.
Musliu ka ironizuar në “Facebook”, duke shkruar se Qeveria e Kosovës për Gani Jakupin ka ndarë 90 mijë euro, ndërsa për Skenderajn asnjë cent.
“Gani Jakupi 90 000 euro (nëntëdhjetëmijë), Skenderaj asnjë cent”, ka shkruar Musliu, e cila vjen nga Komuna e Skenderajt.