Musliu: Kur do të rrëzosh Qeverinë duhet të mbash qëndrim, Haradinaj të jetë më serioz
04 korrik 2023
| 22:31
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë ka thë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj duhet të jetë më serioz.
“Nuk mundesh ti paradite me ‘sha’ Albin Kurtin, qeverinë Kurti, masdite me shku në kabinete me pi kafe. Kur dëshiron të rrëzosh Qeverinë duhet me pasë qëndrim tamam”, ka thënë Musliu në “Debat Plus”.
Musliu ka thënë tutje se mocioni i Haradinajt nuk i’u dhënë asnjë deputeti të PDK-së për t’a nënshkruar.