Musliu: Kurti është produkt i porositur në ‘AliExpress’

19 tetor 2023 | 12:02

Deputetja e Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të “t’i japë liri deputetëve të LV-së për të votuar rezolutën në mbështetje për policinë”.

Musliu ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, ndërsa tani po bën krejt diçka tjetër, derisa e ka krahasuar me produktet në “AliExpress”.

“Albin Kurti kudo që të jesh, të bëj thirrje, jepu lirinë deputetëve të partisë tënde për të vendosur dhe votuar parimisht. Mos harro se ke ardhur me premtime të mëdha në pushtet ndërsa veprimet e tua si qeveritar, në krahasim me premtimet e fushatës po e dëshmojnë çdo ditë se ti je thjeshtë një produkt i porositur në ‘AliExpress’, që porosit diçka tjetër dhe të vjen diçka tjetër, ke premtuar diçka tjetër, vepron diçka tjetër. Me kuptimin e plotë të fjalës, Albin Kurti je një dështak”, ka thënë Musliu.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në fund…