Musliu: Kurti nuk e sheh Kosovën vend të denjë për familjen e tij, ndërhyn Konjufca
16 shkurt 2023
| 11:55
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po flitet për emigracionin së kryeministri Albin Kurti “nuk e sheh Kosovën vend të denjë për vajzën dhe familjen e tij”.
“Kryeministri Kurti nuk e sheh Kosovën vend të denjë për ta vajzën dhe familjen e tij, si mund ta ndalë ky emigracionin”, ka thënë Musliu.
Më pas ka ardhur ndërhyrja e Glauk Konjufcës “mos ia përmend familjen”.
“Do ta përmend familjen e kryeministrit”, ka thënë Konjufca.