Musliu, Kurtit: Para se ta nënshkruash ‘Zajednicën’, mos i harro Arben Xheladinin, Mon Balajn dhe Astrit Deharin
02 shkurt 2023
| 12:33
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, gjatë diskutimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pas prezantimit të kryeministrit Kurti të gjashtë kushteve për themelimin e tij, ka thënë se para se të nënshkruajë atë t’i kujtojë aktivistët e Vetëvendosjes.
“Para se ta nënshkruash Zajednicën, mos e harro Arben Xheladini, Mon Balajn dhe Astrit Deharin”, i ka thënë Musliu, Kurtit.
Ky i fundit ka kërkuar mbështetjen e Kuvendit për këto gjashtë pika, për të cilat ka thënë se janë vendosur për ata që po kërkojnë asociacion.