Musliu, Kurtit: Rrenc klasik, i ka humbur topi para syve
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër kryeministrin Albin Kurti, i cili të martën ka thënë se në qeverisjen e tij nuk ka pasur asnjë protestë me parullën: “duam pumë”.
Ajo ka thënë se një pretendim i tillë është fyerje për qytetarët e Kosovës.
Musliu e ka quajtur kryeministrin e Kosovës rrenc klasik.
“O rrenc klasik i papërmirësueshëm, protesta gjatë keqqeverisjes tënde mbante dhe mbanë parullën: ‘dua vizë pune për Gjermani’ dhe ‘e provuam edhe këtë dhe ky na e vrau shpresën’”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.
Postimi i plotë i Musliut:
Në mungesë të suksesit më të vogël të mundshëm dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga gëlltitja e qershisë së radhës të quajtur ‘Qeveria i lejon mallrat serbe në Kosovë’, Albin Kurti nuk pushon së ofenduari qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nuk ndalë përpjekjet për t’i shitur ata për budallenj.
Në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm Albini citohet të ketë thënë “Jemi Qeveria e parë në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’”.
O rrenc klasik i papërmirësueshëm, protesta gjatë keqqeverisjes tënde mbante dhe mbanë parullën: “dua vizë pune për Gjermani” dhe “ e provuam edhe këtë dhe ky na e vrau shpresën”.
Ti jo që nuk ke hapur 75 mijë vende pune por as 7 vende pune nuk i ke hapur. Ti ke punuar fortë që të mbyllen shumë vende pune, që të falimentojnë shumë kompani, që të zbrazet Kosova dhe që të izolohet shteti. Nën keqqeverisjen tënde as Parlamenti nuk po punon e lërë më të flasim për diçka tjetër.
Portofoli i qeverisë tënde duket kështu: 0% sukses – 100% gënjeshtër – 100% mashtrim – 100% dështim- eksod i paparë deri më tani- autonomi për serbët- toka për manastririn e Deçanit- plazma keksa serbe- mostra të humbura të Astrit Deharit- sanksione- afera zdravo- shkatërrim të administratës- mjerim të institucioneve të sigurisë- shkatërrim të parlamentit- vjedhje të rezervave shtetërore- vjedhje e rrymës- Martin Berisha- Gani Jakupi-tendera njëburimor-rritje çmimesh- humbje e dinjitetit njerëzor, shtetëror dhe kombëtar dhe, mos ta harrojmë qërshinë mbi tortë, ura e Saradranit.
Ty të ka humbë topi para syve o rrenc. Populli që ti e ofendove duke e quajtur analfabetë, nuk kërkon dhe as nuk pret më asgjë nga një Pinokio si puna jote.
9 shkurti po vjen më shpejt nga sa e kishe menduar, dhe sigurisht spiranca jote e vetme janë gënjeshtrat që as ti vetë nuk mund t’i besosh.
Më 9 shkurt 2025, ky popull që ti e përbuzë do ta jap një mësim jete që nuk ke për ta harruar kurrë.