Musliu: LV-ja dëshiron të duket si PDK-ja, por së pari duhet të flas për 2 mijë kilometra autostradë

04 nëntor 2024 | 14:37

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të duken si PDK-ja, por sipas saj nuk munden sepse nuk i kanë përmbushur punët që Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë gjatë mandatit të saj në pushtet.

Sipas saj, nëse LV-ja do të duket si PDK-ja, duhet të flasë për dy mijë kilometra autostradë, për ndërtimin e 100 shkollave, etj.

“Valon Ramadani i instruktuar nga Dejona Mehali ndër të tjera në këtë foltore tha po mundoheni ju që ne të dukemi si ju. Domethënë se gjoja PDK-ja po mundohet Vetëvendosjen me e bë si PDK-ja. Po le të harron Vetëvendosja se ne kurrë nuk duam të dukemi si VV-ja, e këta kërkojnë me u duk si PDK-ja, por për me u duk si PDK-ja duhet me iu ra teshat taman. Këta se kanë bërë asnjë punë të vetme. Për me u duk këta si PDK-ja, duhet me ardhur e me fol për 2 mijë kilometra autostradë, e këta munden të flasin për urën e Saradranit, e andej nuk munden me u dok si PDK-ja. Këta duhet me ardhur me fol për 160 çerdhe e nuk kanë mundur as katra me i bë si duhet. Duhet me i ndërtuar 100 shkolla qysh i ka bë PDK-ja”, ka thënë Musliu.

Po ashtu, Musliu ka bërë thirrje që bordi i Radio Televizioni të Kosovës duhet të shkarkohet pa kushte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së…