Musliu, LV-së: Mos i privatizoni festat, mos i uzurponi sheshet

13 qershor 2020 | 09:24

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Musliu ka kërkuar nga LV-ja të mos i privatizon festat dhe të mos i uzurpon sheshet.

“Asnjë parti politike kush do qoftë ajo nuk ka të drejtë ta uzurpoj sheshin në Ditën e Çlirimit. Qytetarëve sot pas 21 viteve ju ndalua të ecin të lirë nepër shesh! Festat kombëtare janë të popullit, jo prona private të partive politike! Mos i privatizoni festat, mos i uzurponi sheshet”, ka shkruar deputetja Musliu në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbyllet pelegrinazhi i 13 të martave, që përkon me…