Musliu: Magjistralja Podujevë-Prishtinë është bërë rrugë e vdekjes

29 korrik 2022 | 14:44

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas humbjes së jetës të dy mërgimtarëve në aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Në Kuvendin e Kosovës, ajo ka thënë se kjo magjistrale është bërë rrugë e vdekjes. Në këtë kontekst, ajo ka  kërkuar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të dalë në terren dhe ta sinjalizojë urgjentisht këtë rrugë.

“Apeloj ministrin Liburn Aliu dhe të gjithë stafin që të dalin në teren dhe të sinjalizojë urgjentisht rrugën Podujevë-Prishtinë, e cila është bërë rrugë e vdekjes. Sot kur po flasim ne i kemi humbur dy mërgimtarë tanë në atë rrugë, vetëm në mungesë të sinjalizimit të rrugëve. Është e dhimbshme, është tragjike që qytetarët tanë të kalojnë mijëra kilometra për t’i kaluar pushimet dhe të humbin jetën në aksin rrugor Podujevë-Prishtinë, pak kilometra para se të mbërrijnë në familjet e tyre”, ka thënë ajo, duke ngushëlluar familjarët e viktimave.

Ngushëllime familjarëve të dy viktimave u ka shprehur edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“I bashkohem edhe ne ngushëllimeve për familjen që i humbi më të dashurit në këtë aksident të trafikut. Ishte tronditëse dhe tragjike”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i njohur nga Kosova, Arbnor Muja, e ka pasur…