Musliu: Me qenë ‘Vala’ e Kosovës nuk na terrorizon me shërbime
25 korrik 2019
| 15:22
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar në lidhje me problemet që janë duke u shfaqur në operatorin telefonik “Vala”.
Ajo ka thënë se me pas qenë “Vala” e Kosovës nuk na kishte terrorizuar me shërbime.
“‘Vala’ është e Kosovës? Me pas qenë e Kosovës s’na kish terrorizu me shërbime. A mundet dikush me na tregu çka po ndodhe qe as s’po mundem me e thirr kërkan e as me na thirr kërkush????”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/