Musliu, ministrit Quni: Tani pasi janë në burg Thaçi e Veseli, kur do të jepni dorëheqje?

30 nëntor 2020 | 13:19

Ministri i Mbrojtjës  Anton Quni, kishe deklaruar kohë më parë se në momentin që do të shihte prapa grilave ish presidentin Hashim Thaçi dhe ish kreun e Kuvendit Kadri Veseli, do të jepte dorëheqje.

E në lidhje me këtë deklaratë të tij ka reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila ka pyetur Qunin se meqë dëshira e tij tanimë është përmbushur kur do të ndodh akti i dorëheqjes së tij?

Në përgjigje e tij, ministri Quni,  i është përgjigjur deputetes Musliu se ky proces vetëm sa ka filluar dhe se duhet pritur epilogun. “Presim epilog, pastaj do të shoh se çfarë do të bëj”, deklaroi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur ndau pikët me Chelsean (0-0) në derbin e…