Musliu: Nëse femicidi ekziston në Kosovë, atëherë kërkoj mbrojtje nga shteti si grua
09 mars 2023
| 12:31
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në fjalën e sajë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nëse në Kosovë ekziston femicidi, unë kërkoj mbajtje nga shteti.
“Unë që sot kërkoj nga shteti që të më ofrojë ndihmë të më mbrojë sepse edhe unë jam grua. Sepse petku i deputetes nuk më mbron mua nga fenomeni femicid, i cili sipas dikujt ekziston në shoqërinë tonë. Prandaj, unë publikisht kërkoj nga institucionet që të më garantojnë sigurinë sepse del dikush të më vrasë në sheshin e Prishtinës. Nëse mund të vijmë në këtë konstatim, sepse është tmerri të dalë ministrja e Drejtësisë e të thotë: ‘Në Kosovë vriten gra vetëm pse janë gra. Hej! Kthjelluni!”, ka thënë ka deklaruar Musliu.