Musliu: Nëse Thaçi do të rriste çmimin e rrymës, Kurti do ta digjte flakë vendin

24 janar 2022 | 19:17

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën për krizën energjetike, e ka përmendur ish-presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ajo ka thënë se po të propozonte Thaçi rritje të çmimit të energjisë elektrike Kurti do të digjte flakë vendin. “Por sikur, Thaçi të rrinte duke e vajtuar Serbinë që e dogji dhe e poqi Kosovën me themele dhe të mos bënte asgjë ku do të ishim ne sot. Ai kishte vizion dhe ide për vendin, për gjashtë muaj shpalli pavarësinë që në atë kohë, Kurti e kundërshtonte duke u shkarravitur shesheve, duke  përgjakur shesheve”.

“Thaçi pa bërë asnjë vit Kosovën e liroi nga terri dhe zhurma e gjeneratorëve, ai nuk kishte kohë për broçkulla si të Kurtit”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Anton Quni tha se nuk e ka…