Musliu nga Shkëndija transferohet në Fehervar
05 gusht 2019
| 17:53
Shkëndija e Tetovës dhe MOL Fehervar FC kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Visar Musliu në radhët e ish-kampionëve të Hungarisë.
Hungarezët do të paguajnë në llogari të Shkëndijës një shumë të caktuar (mediet në Maqedoninë e Veriut shkruajnë për 500 mijë euro) për blerjen e kartonit të futbollistit një vit para skadimit të kontratës së tij me kuqezinjtë.
Visar Musliu largohet nga Shkëndija pas një viti e gjysmë, periudhë gjatë së cilës fitoi tre trofe me kuqezinjtë, dy kampionate dhe një kupë. Ai zhvilloi 62 paraqitje zyrtare me fanellën e Shkëndijës (43 kampionale, 7 në Kupë dhe 12 në Evropë), duke shënuar 9 gola (6 në kampionat dhe 3 në Kupë).