Musliu ngrit dyshimet që Serbia po furnizohet me dronë nga Irani

22 tetor 2023 | 11:47

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka ngritur dyshimet se Serbia po furnizohet me dronë nga Irani.

Musliu ka shpërndarë një postim në “Twitter” ku thuhet se një avion që lidhet me kompaninë “Pouya “Air”, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike Iraniane, është parë mbi ajër në Turqi dhe se destinacion duhet të jetë Beogradi, Serbia.

“Çfarë është kjo, a po blenë vërtetë Serbia dronë nga Irani”, ka shkruar Musliu.

No description available.

Instituti “Octopus”, para disa javësh ka prezantuar në Prishtinë një analizë rreth sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Në analizën e përpiluar nga Instituti “OCTAPUS” theksohet se Serbia punon aktivisht në krijimin e botës serbe, ide e mbështetur nga Kisha Ortodokse serbe dhe Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve, si dhe e risjellë në vëmendje së fundmi nga Aleksandar Vulin, duke shprehur haptazi ambiciet territoriale dhe idenë e shkatërrimit të disa shteteve të rajonit, nga ku më të rrezikuarat vazhdojnë të mbeten Kosova, Mali i Zi si dhe Bosnjë-Hercegovina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Izraelit tha të dielën se e ka goditur…