Musliu nuk ndalet as të dielën: Filluam me pastrimin e rrugëve hyrëse-dalëse të kryeqytetit

22 tetor 2023 | 17:33

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, me një postim në rrjetin social “Facebook” ka treguar për punët që po i bëjnë në teren.

Ai tha se nga sot kanë filluar pastrimin e segmentëve rrugorë në hyrje dhe në dalje të kryeqytetit.

Musliu tha se edhe me ministrinë nga niveli qendror janë dakordësuar që të vazhdojë mirëmbajtja e rrugëve hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë:

Një super ditë e diel

Sot filluam me pastrimin e segmenteve rrugore hyrëse/dalëse të Kryeqytetit

U koordinuam dhe dakorduam me Ministrinë, që edhe në javët tjera, në vazhdimësi të kemi mobilizime të tilla për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale që ndërlidhen me hyrjet/daljet e Kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas kosovar dhe një nga Tunizia janë dëbuar nga…