Musliu: Osmani dhe Kurti të deklarohen për sigurinë në vend

04 mars 2022 | 14:49

Siguria kombëtare në vend është stabile dhe se nuk ka vend për panik.

Kështu ka deklaruar të premten kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu.

Pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajetit, në këtë komision, deputetja Musliu ka kërkuar një adresim për qytetarët nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sa i përket sigurisë në Kosovë dhe furnizimit me gjëra ushqimore nga qytetarët.

Ajo duke siguruar se Kosova nuk është e kërcënuar për ndonjë pasiguri, ka thënë se shumë qytetarë duken në panik për furnim me mallra të shumta, përfshirë derivate miell dhe të tjera.

“Shfrytëzoj rastin që përmes jush të kërkoj nga presidentja e Kosovës, por edhe nga kryeministri që të dalin dhe të deklarohen për gjendjen e sigurisë në vend, sepse është vërejtur tek qytetarët një panik e shtuar, të cilët kanë filluar të furnizohen me rezerva të shumta. Është shqetësuese dhe alarmante kur i shohim pompat e derivateve me rreshta të plotë duke u furnizuar qytetarët me derivate, të mos flasim për miellin dhe për artikuj të tjerë bazë. Edhe për këtë biseduam me drejtorin, ku edhe mesazhi i tij dhe i gjithë Komisionit parlamentar është që mos të ndjellin panik, sepse nuk ka vend për panik. Gjendja është stabile dhe nuk kërcënohemi drejtpërdrejt nga ndonjë pasiguri”, ka thënë Musliu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijoni ndjenjën më të re për shtëpinë tuaj dhe festoni…