Musliu pas dënimit të Pjetër Shalës: Sot vendosi drejtësia e të fortit, kjo vetëm drejtësi nuk mund të quhet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi Pjetër Shalën me 18 vite burg.
Ajo këtë e cilësoi si drejtësi e të fortit. Ndërsa tutje Musliu thekson edhe votën e saj në Kuvend ku votoi kundër Gjykatës Speciale.
Musliu theksoi se fryma e lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të zbehet.
“JO NË EMRIN TIM!!!
Gjykata Speciale dënoi sot me 18 vite burg, Pjetër Shalën!
Sot vendosi drejtësia e të fortit e drejtësia e të fortit vetëm drejtësi nuk mund të quhet.
Në ditë si kjo vetëm fakti që i kam thënë JO kësaj gjykate famëkeqe me ngushëllon.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës po sfidohet rënd nga procese të montuara politike, por shkëlqimin e UÇK-së nuk mund ta zbehë askush. UÇK është farkuar në zemrat e çdo shqiptari! STOP PADREJTËSISË NË EMER TË POPULLIT! RRNOFTË UÇK-ja!”- ka shkruar Musliu në “Facebook”.