Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije ka raportuar për punën gjashtë mujore.
Sipas saj, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, u ka thënë se në përgjithësi gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka vend për shqetësime.
“Sot kishim në raport të rregullt për 6 mujorin e parë të vitit drejtorin e Agjencinë për Inteligjencë Petrit Ajeti dhe është raportuar në përgjithësi për punën, aktivitetin e AKI-së dhe gjendjen e sigurisë në vend”.
“Duke u bazuar në informatat që janë marrë nga zotëri Ajeti si drejtor i kësaj agjencie gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe ka hapësirë për shqetësime ose për ndonjë shqetësim shtesë te qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Musliu për “EO”.
Ajeti ka raportuar në këtë komision me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve.