Musliu për Calin: Apeli është dashur ta kthejë dënimin në zëro, padrejtësi e madhe të dënohet edhe me vetëm 15 ditë
10 shtator 2024
| 20:09
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas uljes së dënimit ndaj Salih Mustafa, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Calit edhe po t’i shqiptoheshin edhe vetëm 15 ditë dënim, është padrejtësi e madhe.
Ajo ka shtuar se Apeli është dashur ta kthejë në zero dënimin për Calin.
Postimi i saj i plotë:
Qoftë edhe sikur vetëm 15 ditë denim ti shqiptoheshin Calit prap është padrejtësi e madhe. Apeli është dashtë ta kthej në zero denimin për Calin.
Dhomat e politizuara në Hagë po vazhdojnë t’ia humbin kuptimin fjalës drejtësi.
#JoNeEmrinTim #LIRIpërÇLIRIMTARËT