Musliu për koeficientin: Erdhi dita, por vetëm për Albin Kurtin

01 shkurt 2023 | 13:40

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas publikimit të koeficientit të pagës.

Ajo ka thënë se nuk është befasuar nga kjo vlerë dhe se nuk pret që të bëjë diçka të mirë për Kosovën, një njeri që zgjedh që fëmija i tij të mos jetojë në vendin që qeverisë.

“Nuk me befasohem aspak vlera e koeficientit të pagës qe ka vendosur qeveria. Unë nuk pres qe të bëjë mirë këtë vend një kryeministër që zgjedh qe fëmija i tij mos të jetoj në vendin që ai e qeverisë! Thoshin erdhi dita, ama dita erdhi vetëm për Albin Kurtin të cilit i dhanë pushtet e legjitimitet për ta realizuar agjendën e tij për ta shkatërruar shtetin. Prej se ka ardhur kjo qeveri në pushtet qytetaret veç ditë s’kanë pa”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit e shkollës “Tre dëshmorët e shkollës shqipe” në fshatin…