Musliu për vizitën e Cramonit në Gjykatën Speciale: Skandaloze dhe e paprecedent
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e ka cilësuar si skandaloze dhe të paprecedent vizitën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në Gjykatën Speciale.
Musliu në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” shkruar se është në interes të transparencës dhe vlerave demokratike evropiane, që eurodeputetja ta bëjë të qartë se cilat ishin interesat e saj në Gjykatën Speciale.
“Skandaloze dhe juridikisht e paprecedent kjo vizita e eurodeputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale, e cila është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Kur sheh kësi veprimesh skandaloze të një eurodeputeteje, nuk është aspak për t’u çuditur që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një eurodeputeteje, që qartazi anon politikisht në Kosovë”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë i Musliut:
Skandaloze dhe juridikisht e paprecedent kjo vizita e eurodeputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale, e cila është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Kur sheh kësi veprimesh skandaloze të një eurodeputeteje, nuk është aspak për t’u çuditur që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një eurodeputeteje, që qartazi anon politikisht në Kosovë.
Është në interes të transparencës dhe vlerave demokratike evropiane, që ajo ta bëjë të qartë se cilat ishin interesat e saj në Gjykatën Speciale, kur asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë miratuar ligjin dhe i kanë mandatuar gjyqtarët dhe prokurorët e specializuar në Hagë, nuk i kanë vizituar asnjëherë për t’ia ruajtur autonominë e funksionimit të tyre si institucion, përderisa në anën tjetër kemi ndërhyrje flagrante të një eurodeputeteje.
Më e pakta që ajo do duhej të bënte është të kërkonte falje dhe të jepte dorëheqje për këtë vizitë skandaloze.
Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara janë krijuar për t’i zbardhur pretendimet e fabrikuara nga strukturat e Serbisë dhe të promovuara nga Dick Marty. Ato nuk janë krijuar për të vendosur për fatin gjeopolitikë të shtetit të Kosovës apo për fatin e liderëve politikë dhe institucionalë të saj. /Epoka e re/