Musliu: PËRPJEKJA E RADHËS NGA SERBIA – KAOS NË GRAÇANICË
Drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu ka thënë, se përpjeka e radhës nga Serbia është kaosi në Graçanicë.
“Llogari serbe, ne rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, në jug-lindje të Prishtinës. Ata po përhapin dezinformatën se, gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim”, ka thënë ai
Postimi i plotë i Musliut:
PËRPJEKJA E RADHËS NGA SERBIA – KAOS NË GRAÇANICË
Llogari serbe, ne rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, në jug-lindje të Prishtinës. Ata po përhapin dezinformatën se, gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim”!. Kjo përpjekje është e sinkronizuar me deklaratën e sotme të Aleksandar Vuçiqit se, “janë sulmuar të gjitha vendbanimet – enklavat – serbe”. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e re e Serbisë që të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë!