Musliu: Po e bëj një pyetje, ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal

24 dhjetor 2021 | 11:44

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një koment jo të zakonshëm përderisa po i bënte pyetje ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, për një prishje të rrugës në fshatin Mazgit të magjistrales Prishtinë – Mitrovicë.

“Po e bëj një pyetje shtesë, ishalla nuk më shtini me naj grup kriminalë se po lypi pak hollësi”, ka thënë Musliu kur është pyetur nga kryeparalmentari Konjufca nëse dëshiron të bëj pyetje shtesë.

Komenti i Musliut vjen pas përplasjes që pati para dy ditësh me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, i cili e akuzoi deputeten për përfshirje në grup kriminal, për çka, Musliu e gjuajti ministrin me ujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria italiane ka anuluar ngjarjet festive për Vitin e Ri…