Musliu: Provokimet e Serbisë në Gazimestan po provohet të kalohen në heshtje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj provokimeve të Serbisë të bëra gjatë manifestimit të Vidovdanit në Gazimestan, ku mjera qytetarë serbë bënin thirrje nacionaliste.
Musliu ka thënë se provokime të tilla janë duke tentuar të kalojnë në heshtje nga institucionet e Kosovës.
“Kjo është e turpshme dhe e papapranueshme! A kemi ne policë e kontroll kufitare, a kemi ne shtet? A harruam ne që vetëm pak ditë më parë u maltretuan dhe u bastisën artistët tanë në kufi me Serbinë dhe nuk lejuan të kalojnë kufirin veprat e artit që përmbanin simbole kombëtare! A harruam ne që FIFA vetëm dy-tri ditë më parë dënoi djemtë tanë vetëm pse festuan duke bërë me duar shqiponjën?
“Pse neve na ndrydhet e përdhoset identiteti ynë nga secili kudo e kurdo, ndërsa të tjerët lejohen të na vijnë te hunda me provokime të tilla??? Ky provokim nuk duhet të tejkalohet në heshtje! O shteti o mileti duhet t’i jap përgjigjeje!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.