Musliu publikon mesazhin e minatorit: Krerët e shtetit në Francë, e minatorët pa bukë në sofër – qeveri e poshtër

28 korrik 2024 | 23:18

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa krerët e shtetit gjenden në Francë, minatorët e Trepçës janë pa bukë në sofër, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka marrë mesazhe shqetësuese nga ata që punojnë në nëntokën e Kosovës, të cilët po ballafaqohen me mungesë të pagës mujore.

Deputetja ka thënë se askush nuk flet për ta, as nuk i mbron, derisa ka pyetur se a i intereson qeverisë se a kanë ata bukë për familjet e tyre.

Postimi i saj i plotë:

KRERERËT E SHTETIT NË FRANCË E MINATATORËT PA BUKË NË SOFËR!

Çfarë po ndodhë me punëtorët e Trepçës???

Mesazhet që kam marrë nga ata që punojnë në nëntokën e Kosovës janë shumë shqetësuese.

Ata krahas punës së përditshme në kushte shumë të vështira, me muaj të tërë po ballafaqohen edhe me mungesë të pagës mujore.

Askush nuk flet për ta, askush nuk i mbronë ata, askujtë nuk i intereson vuajtja dhe djersa e tyre.

Sa vlenë mundi i minatorit?

Sa vlenë djersa e punëtorit?

A ju intereson se a kanë bukë për familjet e tyre?

QEVERI E POSHTËR!

Më poshtë shihni mesazhin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën…