Musliu publikon një email që thotë se u është dërguar punëtorëve të Ministrisë së Faton Pecit

25 dhjetor 2021 | 13:19

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një email që ajo pretendon se u ka shkuar punëtorëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ajo thotë se kjo e mbështet pretendimin e saj se punëtorët e kësaj ministrie po detyrohen të punojnë edhe të shtunave edhe të dielave.

Sipas saj, me këtë po shkelen të drejtat e punëtorëve, Ligji i Punës si dhe Ligji për Festat Zyrtare.

Postimi i plotë i Musliut në Fb:

Asnjeher nuk flas pa fakte dhe argumente dhe nuk them diçka qe nuk mund ta argumentoj.

Para tre dite në një intërvistë në ATV thash se punëtoret e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural detyrohen të punojnë edhe të shtunave e të dielave(foto 1 pjese nga intervista) dhe ja faktet në foton 2 ku përveç të shtunes (sot) punëtoret do të punojnë edhe të hënen kur e tërë administrata është në pushim me qe e hëna është ditë fesete Po shkelen te drejtat e punëtorve, Ligji i punës dhe Ligji për festat zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën do të protestohet para objektit të KEDS për…