Musliu: Qeveri më të pafytyrë kurrë s’ka pasur Kosova

05 tetor 2023 | 14:56

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sot kanë abstenuar për rezolutën për Policinë e Kosovës.

Musliu ka thënë se ky veprim tregon për pafytyrësinë e kësaj qeverie.

Më tutje, Musliu ka thënë se qeveria Kurti është duke e poshtëruar Policinë e Kosovës

“Qeveri ma t’paftyrë ma rrence e ma mashtruese se kjo qeveria e Albin Kurtit, Kosova kurrë s’ka pas e fort jam e sigurt që kurrë s’ka me pas. Shkojnë përjargen e qaraveshën e qesin lot krokodili për Policinë e Kosovës e kishe po i falënderojmë, e nuk votojnë me ia plotësuar kushtet e kërkesat e policisë”.

“Mos u befasoni kur të mbërrijnë deri në Prishtinë terroristët e Beogradit se ua keni ulë moralin e vullnetin Policisë së Kosovës duke i poshtëruar e duke i trajtuar si kategori të pavlerë”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati Evropian i Xhudos do të mbahet për herë të…