Musliu: Qeveria Kurti shkarkoi dy ish-ushtarë të UÇK-së nga pozitat e tyre

21 shtator 2023 | 20:52

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po i përndjek ish-ushtarët e UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka shkruar se dy ish-ushtarët e UÇK-së, Fatmir Sfishta dhe Nezir Çoçaj, janë shkarkuar nga pozitat që po i mbanin.

Musliu u shpreh se kjo është Qeveria më anti-kombëtare.

Postimi i plotë:

Perndjekja e Albin Kurtit ndaj ushtarëve të UÇK-së po vazhdon në menyra të ndryeshme! Ai nuk kursen asnjë rast për ti goditur e degniruar të gjithë ata qe kanë në ADN-në e tyre UÇK- në. Goditja e fundit erdhi për dy ushtaret e UÇK-së të cilet u shkarkuan nga detyra, Fatmir Sfishta drejtor i Qendrës së Studentëve dhe Nezir Çoçaj drejtor i Institutit Pedagogjik. Qeveri ma antikombetare Kosova s’ka pas asnjëher.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar në Euronews Albania ku…