Musliu: Rama sikurse Kurti, po i bllokon rrugët e kryeqytetit me do bagera e shirita

05 shtator 2023 | 11:30

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se është bërë i njëjtë sikurse kryeministri Albin Kurti.

Musliu në një postim në “Facebook”, ka shkruar se edhe Rama njëjtë sikurse Kurti “dojnë me i çmend punëtorët e administratës në Kosovë”.

Sipas deputetes, aktiviteti i vetëm në punë i Kurtit dhe Ramës është kontrollimi i punëtorëve në fillimin e orarit të punës.

Ajo ka shtuar se i pari i Prishtinës po i bllokon rrugët çdo ditë me do ekskavatora e shirita.

“Albin Kurti e Përparim Rama dojnë me i çmend punëtorët e administratës në Kosovë. Albini me ministrat e tij qe te vetmin aktivitet e kanë me i kontrolluar punëtorët a po vijnë në orën 8:00 me e ba tikun dhe Përparimi duke i blloku rrugët çdo ditë t ’lume në orën 7:45 me do bagera e do shirita”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se në Evropë, merkato e verës është mbyllur që…