Musliu reagon pas letrës së Jasharit për Maqedoncin: Ushtarët kanë mbetur pa bukë!
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas publikimit të një letre të komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, i cili i ka shkruar letër Ejup Maqedoncit, ministër i Mbrojtjes, për mungesën e bukës për ushtarët.
Musliu ka shkruar se sot ushtarët e FSK-së janë pa bukë.
“Kur pata bërë thirrje publike që të ndalohet hajnia e plaçkitja në emër të ushtrisë së Kosovës dhe të bojkotohet fondi plaçkitës i ashtuquajtur ‘Fondi për Siguri’ trushpërlarët e LV-së edhe disa deputetë të LV-së me patën krahasuar me Bernabiçin e me Vuçiqin. Sot aq shumë ka avancuar ky fond e aq shumë janë avancuar kapacitetet e sigurisë sa që ushtarët e Kosovës kanë mbete pa bukë. Bravo. Shkatërrues i Kosovës #ZHYLL po ju vjen fundi!”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.